Deklarata e ish-zonjës së parë: Në moshën 50 vjeç, më në fund bëhesh femër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e ish-zonjës së parë: Në moshën 50 vjeç, më në fund bëhesh femër

Në prag të publikimit të albumit të saj të ri, ish-zonja e parë e Francës dhe ish-supermodelja, Carla Bruni, dha një intervistë për “Vogue”, në të cilën përveç muzikës, ajo foli edhe për plakjen.

52-vjeçarja në fillimet e saj është njohur si supermodele, duke sfiluar me emra të tjerë të njohur të viteve ‘90 si Naomi Campbell, Claudia Schiffer, Cindy Crawford.

Jo vetëm moda, por edhe muzika ka qënë një nga dashuritë dhe sukseset e Brunit. Ajo hodhi në treg albumin e parë në vitin 2002 dhe më pas u martua me Nicolas Sarkozy, duke u bë zonja e parë e Francës. Përgjatë intervistës ajo u pyet për publikimin e albumit të saj dhe foli në lidhje me plakjen dhe si e shihte ajo këtë proces.

“Besoj se në moshën 50-vjeç më në fund bëhesh femër. Ajo vajzë e re është zhdukur patjetër, dhe ajo ishte atje deri në 50-vjetorin e lindjes, por ju prapë mund të kërceni si një adoleshente brenda. Është pesëdhjetë kur shoqëria ju tregon se ka mbaruar – ju jeni një e rritur tani. Dhe shansi i fundit për të qenë një vajzë e re, është zhdukur”, tha Bruni./ Living

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy