Ditën e djeshme Çiljeta Xhilaga ka marrë një shkrim tepër special dhe prekës nga djali i saj, Fernando.
Këngëtarja është ndarë shumë kohë më parë nga partneri I saj dhe djali jeton më së shumti me të, duke e bërë marrëdhënien e tyre më të veçantë dhe më të ngrohtë.
Me sa duket Fernando tashmë është rritur dhe ka nisur ti bëjë dedikime mami Çiljetës duke I vendosur ato në frigorifer e ngjitur aq fort sa të mos hiqen më.
Ky veprim I djaloshit mjaftoi për të marrë vëmëndjen e të gjithëve me këtë dedikim tepër special:
“Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”- janë fjalët e ëmbla në letrën nga Fernando.
E emocionuar nga kjo surprizë, Çiljeta e ka ndarë pusullën me ndjekësit në Instagram, ndërsa krahas fotos shkruan:
“Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”
The post Dedikimi i djalit të Çiljetës na preku zemrat të gjithëve appeared first on Vizion Plus.