Ditea dhe Baby G kanë debatuar së bashku se cila do të bëj e para thonjtë.
Baby G kërkoi t’i bëjë thonjtë e para, ndërsa Ditea i tha asaj të presë, sepse ky është një veprim i turpshëm.
Këngëtarja e ka ironizuar dhe i ka thënë se gjithçka që ajo bën është e turpshme.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Ishte Mariana dhe Xhesika në radhë.
Baby G: Po ishin, por fola me vajzat.
Ditea: Është turp, sepse vijnë dy persona dhe ne bëjmë kështu.
Baby G: Gjithçka që bëj unë është turp, se kur e bën Xhesi apo dikush tjetër nuk është.
Ditea: Po jo mo shpirt se ne të gjithë përpiqemi t’i shpjegojmë gjërat që të mos ndihesh keq.
Baby G: Kur unë them se dua të bëj diçka gjithmonë del dikush para meje.
Ditea: Do t’i bëjmë të gjithë thonjtë, jemi 8 veta.
Baby G: Po pra, unë t’i bëj e fundit. /vizionplus.tv