Ai arriti të triumfojë përballë shumë personazheve të njohur të ekranit dhe të fitojë çmimin e madh të edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Por në një moment gjatë rrugëtimit të tij, Dijonis Biba trishtoi e konfuzoi fansat e shumë me vendimin e papritur për tu larguar nga ferma.

Këtë vendim të cilin e rikuperoi pak ditë më pas me rikthimin e tij, Dijonisi e ka marrë në një ditë shumë të veçantë për të. Ditën e djeshme ai ka publikuar një foto nga varri i nënës dhe fansat menjëherë kanë kapur detajin. Nëna e fituesit të Ferma VIP ka patur ditëlindjen më 10 maj dhe Dijonisi është larguar nga Ferma VIP, mbrëmjen e 9 majit.

Gjithsesi fituesi i Ferma VIP nuk zgjodhi ta zbulonte asnjëherë këtë detaj, por dha të tjera arsye për largimin e tij të papritur./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";