Soni Malaj është shumë e kujdesshme në lidhje me ato që ndan në rrjete sociale. Një nga çështjet që ajo është shumë e kujdesshme është të ndaj foto të vajzës së saj Ana. Edhe pse e bija është 8 vjec fotot e saj me të janë shumë të rralla.
Pas shumë kohësh, Soni ka publikuar pasditen e sotme një foto me Anën në Instagram, ku ndonëse ka preferuar mos ta ndajë me ndjekësit profilin e të voglës, vihet re se ajo është rritur goxha. Këngëtarja ka treguar në intervista të ndryshme se fakti që ajo nuk publikon foto të Anës lidhet ndër të tjera me dy arsye:
“Ana ka dy nënshtetësi, italiane dhe shqiptare dhe për sytë e tyre unë jam shumë e famshme. Ata nuk e shohin me sy të mirë publikimin e fëmijëve. Kanë ligje të forta në këtë aspekt. Por edhe Mirko e ka me merak dhe unë respektoj edhe dëshirën e tij.- tregonte ajo dy vite më parë në një intervistë për “Rudina”./ Living
The post “Dashuri e pakushtëzuar”/ Soni Malaj publikon si rrallëherë një foto me vajzën e saj appeared first on Vizion Plus.