Më pak se 24 orë na ndajnë nga ‘Reality show’ më i ri që do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Vizion Plus. “Ferma Vip”, një produksion gjigant, i patrasmetuar më parë në Shqipëri vjen falë producentes Holta Dulaku.

Personazhe të njohur, me një karrierë të gjatë në ekranet shqiptare, në fusha të ndryshme, do të zhvishen nga petku i të qenit të famshëm e për tre muaj do të zhvendosen në “Fermën Vip”.

Sot në “7pa5”, modëratorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova diskutuan me të ftuarat për mënyrën si do zhvillohet loja.

Gazetarja Dasara Karaiskaj zbuloi se në “Ferma VIP” do të jetë mikesha e saj, këngëtare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kam mikesha aty brenda. Që do bëj tifo. Është këngëtare shumë e njohur. Me një zë të mrekullueshë. Është beqare, shpresoj të ketë mundësinë të gjejë dashurinë aty brenda”, tha Dasara.

Gazetarja u shpreh shumë entuziaste për formatin ndryshe që publiku po e pret krahëhapur.

“Ka një entuziazëm në publik dhe më vjen mirë për këtë, që po vjen më në fund një reality që ka një logjik dhe ka një kontekst. Njerëzit do shoihin gjëra të bukura. Noramlisht fakti që do ketë eliminime do ketë dinamikë. Do ketë strategji, pasi ka një garë për të fituar më i miri. Jam shumë entuziaste që po vjen një gjë e till në Shqipëri”, u shpreh Dasara Karaiskaj.

“Ferma VIP” do të transmetohet 24 orë live në dy kanale të dedikuara në platformën Tring, si dhe çdo të hënë e të premte në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";