Një ditë më parë, reperja e njohur shqiptare Tayna, u bë pjesë e një artikulli të gazetës britanike “Daily Mail”. Kjo e fundit e ka ngatërruar reperen me një mikeshë të reperit të famshëm, Tyga, emri i të cilës është i njëjtë me atë të shqiptares.

“Daily Mail” kishte marrë dy foto të Tayna- nga “Instagram”-i dhe i kishte publikuar në lajmin e tij. Madje në shkrim thuhet se vajza i përngjan shumë ish-të dashurës së Tyga-s, Kylie Jenner, e si pasojë shoqërohet me të.

Lidhur me këtë ka reaguar në një farë mënyre edhe Tayna. Në një postim në “Instastory” ajo shkruan: “N LA, Zvicerr a n Amsterdam? Jam kudo në të njëjtën kohë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë kujtojmë se aktualish reperja ndodhet në Amsterdam, aty ku ndoshta do xhirojë pjesë të klipit, për të cilin u nis në Zvicër. Për fjalën LA, Tayna do të thotë se ndodhet dhe në Amerikë për shkak të artikullit të botuar në “Daily Mail”.