Nëse mendoni se rritja e çmimeve të shtëpive dhe qirave është një problem që prek vetëm njerëzit e thjeshtë, dijeni që as VIP-at nuk janë “imunë” ndaj këtij fenomeni. Në intervistën e fundit dhënë për “Vogue”, Adele rrëfeu se arsyeja pse vendosi të transferohej nga Londra në Los Angeles ka të bëjë me çmimet e papërballueshme të tregut imobiliar në kryeqytetin britanik.

 

Ajo tha se tashmë ka investuar më shumë se 30 milionë dollarë në 3 prona në pjesën e ”Hidden Valley” të Beverly Hills, të cilat do t’i kishin kushtuar sa qimet e kokës në Londër. Blerja e parë e Adele ishte një shtëpi prej 9.5 milionë dollarësh në vitin 2016, ndërsa në vitin 2019 ajo bleu shtëpinë fqinje për 10.65 milionë dollarë. Këtë vit ajo bleu një shtëpi tjetër, po aty pranë, për 10 milionë dollarë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Këngëtarja tha se përveç ndryshimit në çmimet e pasurive të paluajtshme, ajo donte të jetonte diku me “ajër të pastër dhe ku mund të shihte qiellin”./Living