Intervista e Meghan Markle dhe Princit Harry ishte një nga intervistat më të diskutuara. Ata bënë disa rrëfime dhe një prej tyre ishte gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë. Çifti mbretëror do të bëhen prindër të një vajze, për të cilën dimë vetëm që do të vijë në jetë në verë.

Ndërkohë të gjithë kanë filluar të mendojnë dhe të bëjnë kërkimet e tyre se si do të quhet vajza e Meghan dhe Harry-t.

Betfair raporton se pas zbulimit të gjinisë, emri Diana është në krye të listës me më shumë shanse. Harry ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë me nënën e tij, madje ai i referohej shpesh në intervistën me Oprah-n, duke shkaktuar edhe spekulime se Diana është një emër i mundshëm.

Emra të tjerë në listën e pretendentëve të Betfair janë:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Allegra;

Isabella;

Alice;

Abigail.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Është e dukshme që tri nga pesë emrat që kryesojnë listën fillojnë me shkronjën “A” dhe mendohet se çifti do të dëshirojë që emri i vajzës së tyre të fillojë me “A”, si Archie. Ekzistojnë gjithashtu një numër emrash mbretërorë në listë, si Alexandra dhe Victoria. Emri i nënës së Meghan, Doria, po konsiderohet gjithashtu.

Ka edhe spekulime, edhe pse më të pakta në numër, për emrat dhe Oprah, si një mikeshë e ngushtë e çiftit dhe gruaja që u dha atyre mundësinë për të thënë të vërtetat e tyre.

Nuk përjashtohen as mundësitë e emrave Elizabeth, Grace dhe Alexandria.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas traditës, zakonisht çiftet mbretërore duhet t’u japin fëmijëve të tyre emra me rëndësi historike, por zgjedhja e Dukës dhe Dukeshës për Archie-n, fëmijën e tyre të parë, tregon se ata nuk janë përkrahës të traditës. Kjo do të thotë se mundësitë e emrave janë më të gjera./Living