Lei Kraja është kthyer në një ndër moderatoret më të njohura e të komentuara të showbizit shqiptar.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku numëron mijëra fansa në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, Lei ka publikuar një fotografi me motrën e saj të vogël, Miriam, e cila ka ngjashmëri të madhe me moderatoren.
“Të dua dhe më mungon”, shkruan Lei krahas fotos që ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku i shkruajnë se ngjajnë shumë.
Ditën e sotme motrat ishin të ftuara në emisionin “Ftesë në 5” ku folën për marrëdhënien e tyre. Lei nga studio dhe Miriam në një lidhje direkte nga shtëpia e saj në SHBA, treguan se janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.
Bieta e ngacmoi Miriamin, duke e pyetur nëse është xheloze për motrën që është e famshme dhe ajo tha jo, pasi nuk i pëlqente që të ishte në qendër të vëmendjes.
Ndërsa kur moderatorja i pyeti se kush ka më shumë fat me djemt, Miriam tha se ajo. “Miriam ka më shumë fat, nuk e di pse mua më bijnë më të vështirët”, shton Lei.