Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës 10-vjeçare!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës 10-vjeçare!

Armie Hammer dhe Elizabeth Chambers kanë njoftuar ndarjen e tyre pas 10 viteve martesë.

Në një deklaratë të postuar në llogaritë e tyre përkatëse në Instagram, krahas një fotografie të hedhur nga dyshja, deklaruan se ata kanë vendosur të ndahen.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

Advertisement

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri.”- shkruhet në postim.

Armie dhe Elizabeth janë prindër të dy fëmijëve, Harper Grace, 5 vjeçe dhe Ford Douglas Armand, 3 vjeç.

The post Çifti i njohur i showbiz-it i jep fund martesës 10-vjeçare! appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy