Princi Harry dhe Meghan Markle së fundi kanë bërë deklarata të forta për Pallatin Mbretëror dhe një pjesë prej tyre e kanë rrëfyer për Oprah Winfrey në një intervistë që po e pret e gjithë bota me shumë kureshtje. Në një video të shkëputur nga intervista, dëgjohet Meghan Markle teksa bën një deklaratë të ashpër:

“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, është shprehur Meghan për Pallatin Mbretëror.

E mbështetur nga publiku dhe e akuzuar nga Pallati Mbretëror, në të tilla pozita gjendet Meghan Markle tani që është në pritje të fëmijësë së saj të dytë. “The Times” publikoi pak javë më parë 2 artikuj në të cilët akuzonte Meghan se ishte treguar shumë e keqe me stafin e Pallatit Mbretëror. Media në fjalë përmendte disa burime pa emër dhe e-maile nga zyrtarë të pallatit. Ndërkohë avokatët e Meghan dhe Harry kanë thënë se media “The Times” është përdorur nga Pallati Mbretëror për të publikuar lajme të rreme për ta.

E ndodhur në këto pozita, ish-dukeshës së Sussex i ka dalë në mbrojtje modelja Chrissy Teigen. Ajo ka publikuar një postim në Twitter në të cilin shkruan: “Këto lajme për Meghan Markle po më prekin shumë. Ata nuk do ndalin derisa ajo të abortojë. Duhet të ndaloni”, shkruante ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen për herë të dytë prindër së shpejti pas një historie aborti që pati Meghan disa muaj më parë./ Living