Princi Harry dhe Meghan Markle së fundi kanë bërë deklarata të forta për Pallatin Mbretëror dhe një pjesë prej tyre e kanë rrëfyer për Oprah Winfrey në një intervistë që po e pret e gjithë bota me shumë kureshtje. Në një video të shkëputur nga intervista, dëgjohet Meghan Markle teksa bën një deklaratë të ashpër:
“Nuk e di se si ata mund të presin që pas gjithë kësaj kohe të qëndronim në heshtje kur ata po luajnë një rol aktiv në përjetësimin e gënjeshtrave të vazhdueshme për ne”, është shprehur Meghan për Pallatin Mbretëror.
E mbështetur nga publiku dhe e akuzuar nga Pallati Mbretëror, në të tilla pozita gjendet Meghan Markle tani që është në pritje të fëmijësë së saj të dytë. “The Times” publikoi pak javë më parë 2 artikuj në të cilët akuzonte Meghan se ishte treguar shumë e keqe me stafin e Pallatit Mbretëror. Media në fjalë përmendte disa burime pa emër dhe e-maile nga zyrtarë të pallatit. Ndërkohë avokatët e Meghan dhe Harry kanë thënë se media “The Times” është përdorur nga Pallati Mbretëror për të publikuar lajme të rreme për ta.
E ndodhur në këto pozita, ish-dukeshës së Sussex i ka dalë në mbrojtje modelja Chrissy Teigen. Ajo ka publikuar një postim në Twitter në të cilin shkruan: “Këto lajme për Meghan Markle po më prekin shumë. Ata nuk do ndalin derisa ajo të abortojë. Duhet të ndaloni”, shkruante ajo.
Princ Harry dhe Meghan Markle do të bëhen për herë të dytë prindër së shpejti pas një historie aborti që pati Meghan disa muaj më parë./ Living