Aktorja e famshme, Jennifer Aniston, vijon ende të mbajë unazën e fejesës që i ka dhuruar Brad Pitt dikur.
Mediat e huaja shkruajnë se 51-vjeçarja mendohet se ka mbajtur unazën që kushton plot 500,000 dollarë që i dha aktori me famë botërore, kur u fejuan në 1999-n.
“The Mirror” shkruan se Aniston e kishte unazën edhe te takimi i famshëm me aktorin te ceremonia e çmimeve “SAG Awards”.
Dizajni i unazës shkruhet se bazohet në një palë vathë që Brad i kishte blerë aktores asokohe.
Nuk dihet se pse Jennifer Aniston vazhdon të mbajë unazën e fejesës, por ky veprim ka ngritur dyshimet se ajo ende është e dashuruar pas Brad Pitt.
Ndërkohë “Star Magazine” shkruan se kohët e fundit takimet e tyre janë shpeshtuar dhe ata janë parë shpesh në apartamentet e njëri-tjetrit.
Dhe ndoshta ky detaj i mbajtjes së unazës së fejesës konfirmon këto dyshime.
Vlen të rikujtojmë se mediat e huaja më herët janë shprehur se ata po planifikojnë të bëjnë një dasmë të dytë dhe për këtë po punojnë në fshehtësi.