Sot në studion e Ferma Club me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova janë mbledhur finalistët e Ferma VIP ku kanë treguar ndjesitë pas përfundmimit të reality show-t.
Baby G dhe Dijonisi folën qartë për marrëdhënien e tyre për të cilën është aluduar shumë. Ata konfirmuan se janë thjeshtë shokë dhe nuk ka asgjë mes tyre jashtë.
“Është keqkuptuar, nuk ka patur dashuri të vërteta, as ndnjejnja. Aty ka pas aktrim, aktor, filma Hollywood. Unë nuk kam qenë aktor. Nuk kam pëlqyer asnjë vajzë aty brenda, për ta vazhduar situatën jashtë“, u shpreh Dijonisi.
Gjithashtu edhe Baby G ka konfirmuar se janë thjesht shokë.
“Unë dhe Dijonisi jemi shok. Por nuk ka ndonjë gjë të keqe që na kanë thënë që dukemi bukur bashkë. Por ne jemi shokë“, u shpreh Baby G./vizionplus.tv