Spektaklin e sotëm të “Ferma VIP” në studio ndodhen edhe disa nga ish-fermerët.

Moderatorja Fjoralba Ponari i pyeti ata se si e kanë parë vendimin e publikut për të nxjerrë si më pak të preferuarin Renisin, ku disa u shprehën se prisnin të ishte Baby G në vend të Renisit.

Gledis Gegaj, i njohur si Buçko e cilësoi Baby G si të paqëndrueshme në fermë.

“Ishte pak e paqëndrueshme dhe mund të dilte dhe ajo më pak e preferuar. Por, publiku ka dashur të shohë në një sfidë Renisin”, deklaroi Buçko.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Buçko, para disa kohësh ka shprehur pëlqimin e tij për këngëtaren, por mesa duket marrëdhënia e Baby G me Albanon dhe Dijonisin ka krijuar pakënaqësi tek ish-fermeri, ku e quajti si të paqëndrueshme. /vizionplus.tv