Moderatorja Klea Huta ka ndarë së fundmi një shqetësim me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Ajo tregon se ka përfunduar në spital si pasojë e një plage në këmbë të shkaktuar nga atletet.

“Gjithçka nisi nga një atlete që më vrau këmbën”-shprehet Klea, duke rrëfyer më tej se pas disa ditësh që këmba e saj nisi të infektohej, ënjtej dhe në momentin që ajo nuk kishte parë një përmirësim, vendosi të merrte analizat e gjakut dhe të bënte kulturën e këmbës. Ndërsa priste për një përgjigje, mjekët i bënë me dije se nga plaga e marrë rezultoi të kishte “streptococus pyogen” i cili është një bakter agresiv që jep infeksione të shprehura.

Siç tregon moderatorja ky problem e ka detyruar të shkojë çdo ditë në spital për tu mjekuar me antibiotikun venoz./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";