Këngëtarja e famshme botërore Celine Dion e cila së fundmi po përballet me sindromën e “njeriut të ngurtë”, është rikthyer për herë të parë pas shumë kohësh në tapetin e kuq.
Ajo ishte e shoqëruar nga djali i saj 23-vjeçar René-Charles Angélil. Dion dukej mjaft mirë në eventin e mbajtur në qytetin e Nju Jorkut për dokumentarin e saj “I Am: Celine Dion”, i cili sjell një pasqyrë të karrierës së saj si një interpretuese legjendare. Ndërsa më tej Celine do të rrëfejë edhe betejën me një çrregullim të rrallë neurologjik për të cilën është përfolur shumë këto kohë, sindromën e personit të ngurtë (SPS).
View this post on InstagramAdvertisementA post shared by People Magazine (@people)