Gledisi, Mariana, Floriani dhe Renisi, po qëndrojën në verandë dhe po pijnë së bashku kafe. Teksa po bisedonin, Gledisi ka folur për konfliktin i tij me Nikon gjatë ditës së djeshme.
Kjo gjë ka bërë që Mariana dhe Renisi të mbajnë një qëndrim dhe të “nxisin” më tej debatin Gledis-Niko.
Mariana është shprehur se Niko e ka fyer rëndë Gledisin dhe Floriani e ka këshilluar atë të mbajë një qëndrim.
Pjesë nga biseda:
Mariana: Ky është zënë me Nikon por nuk e tregon. Ky e ka problemin me Nikon. Shpirti thuaj pak problemin me Nikon.
Renisi: Çfarë ke, je zënë me Nikon ti?
Gledisi: Jo s’jam zënë.
Mariana: Jo se është zënë, ama…
Floriani: Duhet mbajtur një qëndrim ndaj këtij fenomeni, dje ky ka ftuar Baby G në studio dhe Niko ka bërë skema.
Gledisi: Dhe po flisja me kamerat dhe publikun.
Renisi: E ke bërë si formë emisioni?
Gledisi: Po, pastaj kaloi Niko te dhoma e gjumit dhe i thotë Baby G ndërroje kanalin.
Mariana: E sheh si e ka fyer?
Gledisi: Më pas erdhi këtej, më duket se i pëlqeu muhabeti. Dhe erdhi te banaku kur po shpjegoja receten.
Renisi: Tendencioze komplet.
Mariana: Dëgjoje çfarë i ka thënë ky.
Gledisi: I thashë, Niko më duket se po të pëlqen programi, sa fike televizionin erdhe në studio? Më tha jo, pse si kujton ti se ke një kanal për veten? S’i plas kujt për ty.
Mariana: Bobo fjalë banale.
Renisi: Kjo ka qenë e rëndë.
Mariana: Shumë e rëndë, kjo të fyen kokë e këmbë. /vizionplus.tv