Britney Spears përballet në gjyq me të atin: S’dua të kesh më pushtet mbi mua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Britney Spears përballet në gjyq me të atin: S’dua të kesh më pushtet mbi mua

Britney Spears kërkon që i ati të mos jetë më kujdestari i saj.

Ylli I muzikës Pop, Britney Spears, kërkon me këmbëngulje, që Jamie Spears, i ati i saj, të mos jetë më kujdestari i këngëtares.

Këngëtarja i është besuar babait të saj që nga viti 2008, kohë kur këngëtarja pati krizë psikologjike.

Atij iu caktua roli për të mbikëqyrur financat e së bijës në vitin 2008, pasi Spears shfaqi probleme të shëndetit mendor.

Advertisement

Avokati i Britney Spears, Samuel D.Ingham III, deklaroi në një dokument ditën e hënë në Los Angeles se këngëtarja kërkon të “lirohet” nga kujdestaria e të atit.

Në vend të tij, ajo “preferon shumë”, që kujdestarja e saj të jetë Jodi Montgomery, sikurse ka qenë përpara disa vitesh, për gati një vit.

Sidoqoftë, këngëtarja nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies tërësisht, sikurse kanë spekuluar fansat e Britney-t, me lëvizjen #FreeBritney, në rrjetet sociale.

The post Britney Spears përballet në gjyq me të atin: S’dua të kesh më pushtet mbi mua appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy