
Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez, dhe partneri i saj Alex Rodriguez, janë fotografuar së fundmi teksa kanë vizituar një rezidencë në ishullin e Malibusë.
Mediat e huaja shkruajnë se çifti i njohur është duke shikuar për një shtëpi luksoze, ku do të kalojnë muajt e verës.
50-vjeçarja dhe 44-vjeçari kanë parë nga afër një shtëpi që kushton 70 mijë dollarë në muaj. Madje “The Sun” ka publikuar edhe fotografitë e super vilës luksoze.
Advertisement
Rezidenca në Malibu ka tre dhoma gjumi dhe pesë tualete. Tre ballkonë dhe pamje nga oqeani. Pasi panë rezidencën, çifiti u fut tek makina Bentley që kishin parkuar aty pranë.