Armina Mevlani e kaloi ditën e djeshme mes shumë urimesh nga miqtë e saj më të ngushtë, por dhe ndjekësit, ndërsa festën e vërtetë të ditëlindjes duket se ka zgjedhur ta organizojë sot.
Një ditë më parë, Armina Mevlani, ka festuar 29-vjetorin e lindjes. Për ditën e saj të veçantë, blogerja e njohur kishte organizuar një super festë në shtëpinë e saj.
Në “Instastoryn” e saj, Armina ka ndarë pamjet ku duket se është përpjekur të sjellë stilin bohemian, mes muzikës së lehtë dhe tavolinës së servirur në oborrin e shtëpisë.
Vetë Armina ka zgjedhur një veshje në ngjyrë bojëqielli dhe ka ndarë disa video edhe me babain e saj, duke e quajtur veten si “vajza e babit”.
Ndërkohë blogerja ka publikuar edhe disa video ku shfaqet duke bërë bellydance, dhe duket kaq elegante dhe bukur.