Brad Pitt lë pas dramat me Angelina Jolie, gati të bëhet sërish baba me partneren e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Brad Pitt lë pas dramat me Angelina Jolie, gati të bëhet sërish baba me partneren e re

Aktori Brad Pitt ka shprehur dëshirën për të patur fëmijë me partneren e tij, Ines de Ramon. Aktori është aktualisht në mes të një beteje të gjatë dhe të ashpër divorci me ish-bashkëshorten aktoren Angelina Jolie.

Por për yllin 60-vjeçar dhe Ramon, problemet e vazhdueshme ligjore me ish-gruan e tij dhe largimi nga fëmijët kanë forcuar marrëdhëniet e tyre. Në fakt, kur bëhet fjalë për dashurinë, ylli i Hollivudit duket se është më i lumtur se kurrë dhe nuk e përjashton mundësinë e një martese të tretë apo të ketë më shumë fëmijë.

Aktori i “Troy” është i gatshëm të rinisë një fillim të ri me Ramon dhe madje u ka thënë miqve se stilistja 34-vjeçare do të ishte një “nënë e mrekullueshme”, sipas një miku të yllit.

“Brad tha se Ines do të ishte një nënë e mrekullueshme. Ajo është e durueshme, komode dhe ka një sens shumë të mirë humori. Me fjalë të tjera, marrëdhënia e tyre shkon pa probleme dhe pa dramë. Ai është me Ines për një kohë të gjatë ” ka komentuar burimi.

Advertisement

Marrëdhënia e tensionuar e Pitt me fëmijët e tij, si dhe ndarja e tij publike nga ish-gruaja Angelina Jolie, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pasi u zbulua se vajza e tij Shiloh kërkoi të hiqte mbiemrin e babait të saj në ditëlindjen e saj të 18-të.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy