Binjakët e Cristiano Ronaldos festojnë sot ditëlindjen e dytë. E për këtë ditë të veçantë, futbollisti i famshëm është kujdesur që të ketë një festë të madhe.
E për këtë arsye, të gjithë anëtarët e familjes janë transformuar si personazhe të njohur të “Disney”-t. Georgina Rodriguez është e veshur si Power Ranger, Cristiano Jr si Hulk, Alana është një princeshë e gjitha në të kuqe.
Mateo që ka ditëlindjen kostumin e “Spider Man” dhe Eva që gjithashtu feston 2-vjetorin është Rapunzel. Ndërsa Ronaldo nuk rri pa treguar trupin e palestruar me kostumin e Aladdin.
Advertisement
Ata janë fotografuar të gjithë të qeshur e duke dëshmuar të gjithë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.