Është e pashmangshme që çdo lëvizje ndryshe e Xhensila Myrtezajit dhe Bes Kallakut të mos tërheq vëmendje në këto ditë ku rrjeti “zien” për lajmin e divorict.
Çifti duket sikur ka reaguar në heshtje në rrjetet sociale duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve madje duke fshirë edhe një pjesë të postimeve së bashku.
Ajo që Bes Kallaku po bën së fundmi dhe që ka tërhequr vëmendjen, është publikimi i shpeshtë i fotove me fëmijët në profilin e tij në Instagram, shkruan vizionplus.tv. Të gjitha postimet e fundit të Besit, veç angazhimeve në koncerte, janë fotot çdo ditë krah Ajkës dhe Amen, në post dhe InstaStory. Djali i Besit dhe Xhensilës erdhi në jetë në nëtor të vitit që lam pas.
Kujtojmë se pak ditë më parë Xhensila bëri një reagim ndaj akuzave të reperit shqiptar se ajo ka tradhtuar Bes Kallakun. Këngëtarja u tregua e ashpër në reagimin e saj ku gjithashtu pranoi se është në një moment delikat./vizionplus.tv