Erxhano Rexhepi, tatuazhisti shqiptarë i cili ka 16 vite në këtë profesion ka qenë mëngjesin e sotëm në “7pa5” ku ka folur për preferencat e çuditshme që haset çdoditë.
Ai ka thënë se ka shumë shqiptarë që bëjnë tatuazh Skëndërbeun. Kjo ndodh përgjithësisht me emigrantët.
Shpeshherë hasemi me fansa që bëjnë tatto personazhet VIP dhe Erxhano ka treguar senjëri prej tyre është penduar shumë shpejt për Vip-in që zgjodhi.
“Një koleg bëri tatto Stresin. Pasi e publikuam në rrjetet sociale u detyra ta ndryshojë nga reagimi i masës, ofendimet dhe bullizimit”, shprehet ai.
“Kam patur edhe klient që ka bërë tatto Dafina Zeqirin, por nuk i ka ndodhur e njëjta histori dhe sot e ka ende.”
Erxhano tha se nuk sugjeron të bëjnë emrat e partnerëve në trup, pasi ka hasur shumë raste që i kanë fshirë sapo janë zënë./vizionplus.tv