“Dilema Deal or no Deal”, programi me një rekord shikueshmërie në mbarë botën, rikthehet nga e hëna në ekranin e Top Channel.
Pas një pauze të detyruar nga Covid-19, ky game show, patentë e Endemol, do të sjellë për publikun shqiptar marrëveshje të ndryshme financiare, mes Bankierit dhe konkurrentëve, të cilët do të vendosen përballë fatit dhe 26 valixheve të mbushura me lekë.
Me masat e duhura në këtë kohë pandemie, Dilema do të vijë në orën 18.20 në ekranin e Top Channel, pa publikun e zjarrtë në studio, por me emocione të mëdha.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Të gjithë ata që duan të sfidojnë fatin dhe të luajnë përballë milionave, mund të aplikojnë në “top-channel.tv” sepse ndodh që një ditë e juaja e zakonshme… Të kthehet në ditën më me fat…