Bebe Rexha gati të bëjë skandal në industrinë e muzikës: Kam heshtur për një kohë të gjatë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bebe Rexha gati të bëjë skandal në industrinë e muzikës: Kam heshtur për një kohë të gjatë

Bebe Rexha ka kërcënuar se do të ekspozojë skandalet e industrisë së muzikës për të cilat ka heshtur.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka pasur një “shpërthim” në “X” ku ka treguar si është detyruar të mbyll gojën për mënyrën se si është trajtuar.

Vetëm disa javë pasi ajo akuzoi G-Eazy se e kishte trajtuar keq.

“Unë mund të rrëzoj një pjesë të madhe të kësaj industrie. Unë jam e frustruar. Unë kam qenë e nënvlerësuar.”-shkruan këngëtarja 34-vjeçare në ‘X’ (Twitter). “Kam qëndruar në heshtje për një kohë të gjatë. Unë nuk i kam parë shenjat edhe pse njerëzit vazhdimisht i sjellin ato dhe kanë qenë kaq të dukshme,” vazhdoi ajo.

Advertisement

Ylli i popit pohoi se ajo ishte “dënuar” nga industria e muzikës kur “ka folur”.

“Gjërat duhet të ndryshojnë ose unë do them të gjitha të vërtetat e mia. Të mirat, të keqijat dhe të shëmtuarat”, tha ajo.

“Është trishtim. Unë jam ulur në dhomën time të hotelit në Londër duke qarë. Jam ndjerë e pashpresë për një kohë të gjatë. Kam ecur shumë nëpër këtë qytet dhe takimi me fansat vërtet ka ndezur diçka brenda meje”, shtoi ajo./vizionplus.tv

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy