Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, feston sot ditëlindjen. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se e ka nisur ditëlindjen me surpriza.

Gjithashtu Beatrix ka zbuluar se sot mbush 26 dhe e ka pritur ditëlindjen me njerëzit më të afërm!

Në disa pamje të publikuara në “Instagram”, ajo shfaqet jashtë, në një lokal, me tortën para duke u fryrë qirinjve që mbajnë numrin 26.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Festa më pas ka vijuar në shtëpinë e këngëtares, e cila ka publikuar një foto me një tortë të mbushur plot me qirinj, për të marrë me dhjetëra komente nga artistë të njohur!

Dje, Beatrix bëri një reflektim për ditën e fundit si 25-vjeçare dhe gjërat më me vlerë në jetë për të cilat tha se ndihet e bekuar. Krahas fotos ku shfaqet super seksi me bikini ajo shkruante:

“Sot është 8 qershor, që do të thotë se sot është dita ime e fundit si 25-vjeçare. Nesër bëhem 26 dhe futem në të 20-tat e vona. Viti i fundit ka fluturuar! Kam krijuar disa kujtime fantastike. Koha fluturon kaq shpejt! Thjesht kam reflektuar gjatë këtij viti të fundit me udhëtime dhe ndihem e bekuar për faktin se ku kam arritur mendërisht, shpirtërisht dhe emocionalisht në jetën time! Jam kaq falenderuese! Ju dërgoj shumë dashuri dhe pozitivitet!”- janë fjalët e këngëtares.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";