Bebe Rexha është ndër ato yje të muzikës që nuk e ka problem ta shfaqë veten siç është, me gjithë imperfeksionet e saj në rrjetet sociale. Madje ka qenë disa herë nxitëse e kauzave që mbështesin të pranuarit dhe të dashurit të vetes siç je.
Ajo ka postuar një video në të cilën thotë se është e neveritur nga fotoshopi dhe tregon me detaje barkun që nuk e ka të sheshtë, strijat, rrudhat dhe rrathët tek sytë dhe padyshim që mesazhi tek ato që e ndjekin është: Thjesht mos u kompleksoni! Ndjekësit e kanë pëlqyer dhe e kanë komentuar shumë pozitivisht mesazhin e Bebes sepse perfeksioni nuk sjell lumturinë./ Living
Advertisement