Margot Robbie është në pritje të fëmijës së saj të parë me Tom Ackerley. Aktorja 34-vjeçare , e cila u bë e famshme me hitin “ Barbie ”, dhe regjisori 34-vjeçar janë të martuar që nga viti 2016.

Margot Robbie është fotografuar me barkun e rrumbullakosur në liqenin e Comos në Itali. Aktorja ishte veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluze të bardhë të shkurtër e cila tregonte qartë barkun e saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti u njohën teksa punonin për filmin Suite Française në vitin 2013, ku ai ishte asistent regjisor dhe ajo ishte para kamerës./vizionplus.tv