“Babai im ia la amanet Ermalit…”/ Sabriu Fejzullahu emocionon me fjalët e fundit të babait

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Babai im ia la amanet Ermalit…”/ Sabriu Fejzullahu emocionon me fjalët e fundit të babait

Sabri Fejzullahu zbulon amanetin e të atit të tij të ndjerë për nipin e tij, vetë artistin e njohur Ermal Fejzullahu. Në intervistën e tij ekskluzive për Vizioni i Pasdites, artisti i mirënjohur ndalet te virtytet që babai i ka mësuar përgjatë jetës. Një nder to ishte edhe amaneti i Ermalit, të jetë modest pavarësisht arritjeve në jetë.

 

“Ja ka lënë baba jem porosi dhe amanet që kur të shkojsh nalt salutoj ata poshtë shkallëve kur të ngjitesh ‘A jeni mirë? Ju du shumë, jau ha zemrën’ kështu e ka thënë. Salutoi njerezit sepse nuk i dihet jetës.” – rrëfen Sabri Fejzullahu për amanetin e të atit ndaj Ermalit.

 

Advertisement

Ashtu siç tregon edhe Sabri Fejzullahu, afrimiteti ka qenë shumë i fortë me babain. Ky i fundit fillimisht nuk ka rënë dakord me karrierën artistike të këngëtarit, por më vonë në jetë e ka vlerësuar dhe e ka njohur punën e fortë që i dha shumë fryte Sabriut.

 

“…Baba jem ndjest pastë thoshte ‘O Sabri, pse more bab këngëtar?’ Ermali dhe Bulza e kanë shoqëruar babain tim sepse i ka humbur sytë shumë herët. Kur e merrja unë për ta dërguar te mjeku për kontroll thoshte ‘Sabri, ma bën hallal që të kam thënë mos u bë këngëtar. Çfarë sajdie po më bëjnë mjekët edhe motrat medicinale, edhe njerëzit po të ndalin të të pyesin për mua’” – tha Fejzullahu në rrëfimin e tij për Vizion Plus.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy