Babai i Britney Spears ka rënë dakord të heqë dorë nga kujdestaria e  këngëtares, edhe pse e konsideron një vendim jo të duhur.

 

“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears”, është shprehur avokatja e babait të Britney Spears.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Avokati i artistes, Matthew Rosengart deklaroi se është befasuar që Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të dorëhiqet.

 

“Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";