Babai i Britney Spears ka rënë dakord të heqë dorë nga kujdestaria e këngëtares, edhe pse e konsideron një vendim jo të duhur.
“Në fakt, nuk ka arsye për pezullimin ose heqjen e zotit Spears si kujdestar i pasurisë dhe është shumë e diskutueshme nëse një ndryshim në kujdestarinë do të ishte në interesin më të mirë të zonjës Spears”, është shprehur avokatja e babait të Britney Spears.
Advertisement
Avokati i artistes, Matthew Rosengart deklaroi se është befasuar që Spears dhe avokatja e tij më në fund e kanë pranuar se ai duhet të dorëhiqet.
“Megjithatë, jemi të zhgënjyer nga sulmet e tyre të vazhdueshme të turpshme dhe të dënueshme ndaj zonjës Spears”, shtoi ai.
Advertisement