Pas vendimit të qeverisë, këngëtari i njohur Elton Deda ka reaguar sërish në lidhje me ndalimin e jetës artistike dhe atë të natës. I ftuar në “Vizioni i Pasdites”, Deda ka shprehur se çdo artist i muzikës live është lënë në harresë nga qeveria. Sipas tij kjo është një mënyrë e pasensë e vepruarit nga ana e organeve kompetente. Pas 6 muajve pas mundësi punësimi, këngëtari shpreh se ka ardhur momenti që artisët të reagojnë.
“Mendoj se përveç Ministrisë së Financave, ne duhet t’i drejtohemi dhe Komitetit të Ekspertëve të cilët bëjnë rregulloret për masat anti-covid, sepse kam përshtypjen se ata nuk e kanë shumë të qartë çfarë po ndodh me muzikë, çfarë pasojash sjellë mungesa e saj, sa e rrezikshme është muzika për situatën që po kalojmë etj. Do i piketojmë dhe më pas do veprojmë. Deri tani zëri jonë nuk po dëgjohet, nuk kemi asnjë lloj kontakti, askush nuk është interesuar për ne që të thonë: ‘O Elton si e ke hallin? Çfarë mund të bëjmë ne për ju’ nuk kemi pasur diçka të tillë prandaj duhet të veprojmë ne”, u shpreh Elton Deda.
Gjithashtu Deda i mëshoi faktit se kjo nuk është një menaxhim i sistuatës në mënyrë korrekte, as nga ana juridike. Ai shprehu se artistët nuk pretendojnë asgjë më shumë se ajo çka i takon.
“Ka shumë që janë instrumentistë, që nuk paguhen ndonjë gjë të madhe në klube, bare, lounge. Kanë të drejtë dhe ata të jetojnë, kur nuk u lejohet të ushtrojnë profesionin. Unë nuk jam jurist por do të kisha dëshirë që të hapja kodin e punës për këtë çështje. Do marr kontakt me juristë që ta shoh njëherë këtë, sepse s’ka sens. Gjendja e jashtëzakonshmë mbaroi, ne duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me këtë pandemi. Se në të kundërt do vdesim nga shëndeti mendor. Ne nuk do donim t’i rëndonim shtetit kot dhe t’i thonim: ‘Hey shih se ke lekë të tepërta ti, dhe m’i jep mua”, përfundoi Kantautori
Advertisement
The post Askush nuk pyet si je/ Elton Deda shpërthen sërish: Do vdesim nga shëndeti mendor appeared first on Vizion Plus.