Ennio Morricone, një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë, ka vdekur ditën e sotme në moshën 91 vjeçare.

Disa ditë më parë Morricone kishte thyer femurin dhe vdiq brenda natës në kampusin biomjekësor të Romës nga pasojat e rënies.

Funerali i Ennio Morricone do të mbahet në formë private “në lidhje me ndjenjën e përulësisë që gjithmonë kanë frymëzuar aktet e ekzistencës së tij”. Familja e fituesit të çmimit Oscar e njoftoi këtë përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma.

Morricone, sipas njoftimit, vdiq në mëngjesin e 6 korrikut në Romë me rehatinë e besimit. Assumma shton se:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mjeshtri ka ruajtur deri në fund kthjelltësinë e plotë dhe dinjitetin e madh. Ai përshëndeti gruan e tij të dashur Maria që e shoqëroi me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe ishte afër tij derisa fryma e fundit I ndau. Ennio falënderoi fëmijët dhe nipërit e tij për dashurinë dhe kujdesin që i dhanë. Ai i kushtoi një moment edhe audiencës së tij për përkrahjen e dashur nga e cila ai ka tërhequr gjithmonë forcën e krijimtarisë së tij”.

The post Arti italian në zi. Ndahet nga jeta një nga kompozitorët më të mëdhenj në botë. appeared first on Vizion Plus.