Vitet kalojnë por ajo që nuk ndryshon kurrë, është etja e shumë njerëzve për pushtet. Së fundmi, këngëtari i talentuar Sardi Strugaj, është përpjekur të përcjellë përmes tingujsh pikërisht këtë mesazh.
Në një projekt të bukur artistik ku ndërthuren këndshëm zëri, muzika dhe videoklipi, mesazhi depërton drejtpërdrejtë në zemrën e audiencës.
Në videoklipin e kësaj kënge, shfaqet aktori Artan Imami, i cili përmes interpretimit të tij konkretizon akoma edhe më shumë qëllimin e këngës.
“A të rreh gjithçka që ke dashur në kraharor?”, është pyetja që ngre Sardi Strugaj me vokalin, muzikën dhe tekstin e tij.
Më poshtë po përcjellim projektin e plotë muzikor, i cili padyshim që do të regjistrohet si një tjetër sukses në portofolin artistik të Sardit.