Një person është arrestuar nga autoritetet amerikane të mërkurën, pasi dyshohet për vrasjen e aktorit Eddie Hassell gjatë një grabitjeje.
Në pranga ra D’Jon Antone, 18 vjeç, ndërsa po mbahet në Qendrën e Mbrojtjes Grand Prairie.
Hassell u vra më 1 nëntor, pasi u qëllua me armë zjarri disa herë në bllokun 3000 të West Bardin Road në Grand Prairie. Ai u transportua në një spital, por nuk arriti që të mbijetonte.
30-vjeçari luajti disa role të vogla filmash gjatë viteve 2000 dhe 2010.
Advertisement