Arresti shtëpiak për Fjolla Morinën/ Gazetari Sokol Bregu: Një komedi qesharake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arresti shtëpiak për Fjolla Morinën/ Gazetari Sokol Bregu: Një komedi qesharake

Një komedi qesharake e konsideroi gazetari Sokol Bregu dënimin për këngëtaren Fjolla Morina. Duke folur në studion e “Vizionit të Pasdites” në “Vizion Plus”, Bregu deklaroi se edhe një herë tjetër u tregua sesi funksionon drejtësia shqiptare. Ai bëri një krahasim mes dënimit që mori Fjolla Morina me dënimin që mund të merrte në të njëjtën situatë një grua tjetër, krejt e panjohur dhe në nevojë.

“Shkon sot në gjykatë, bën një jetë jashtëzakonisht luksoze dhe të shthurur, dhe paraqitet në gjykatë sikur fëmija e saj do të ndihej e braktisur nëse Fjolla nuk do të ishte pranë saj. Nëse në rastin e Fjollës do të ishte një nënë tjetër që pistoletat do t’i kishte kaluar në kufi për të fituar ndopak lekë, do të futej në burg. Të vetmen mundësi që ja jep ligji shqiptar për të dalë nga burgu, shkon e paraqet, paraqitet si shtatzënë. Ju bë një eko e tretë dhe doli mashtrimi. Kur kishte ndërmend të jepte vetëm arrest shtëpie, pse duhej gjithë kjo komedi. Thjesht një ushqim për disa media online në Shqipëri dhe Kosovë. Mua mu duk gjithçka qesharake. Por akuza që i është ngritur është një ndër veprat penale më të rënda në Shqipëri. Unë di që ka 2 pistoleta me 23 fishekë. Me 23 fishekë bëhen qitje 23 herë. Një ligj me dy standarde. Sot ka vajza të vogla në burg sepse janë kapur me disa gram hashash, që janë mashtruar nga të dashurit e tyre. Janë për gjëra më të vogla se Fjolla. Një komedi qesharake të Gjykatës së Kukësit, nuk e di ku shkon. Ata të dy që e shoqëronin, kjo ka marrë përsipër edhe fajin, por ata marrin 30 ditë burg, kurse Fjolla arrest shtëpie.”

Advertisement

Për djemtë që shoqëronin këngëtaren, Sokol Bregu tha se ata ligjërisht janë të pafajshëm.

The post Arresti shtëpiak për Fjolla Morinën/ Gazetari Sokol Bregu: Një komedi qesharake appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy