Këtë periudhë pandemie dhe izolimi, Arilena Ara 20- vjeçare e ka kaluar duke shijuar romancën dhe dashurinë me menaxherin e saj, Popi Kola.
Artistja ka bërë disa postime, duke filluar nga arratisjet e tyre në natyrë, e deri te shijimi i intimitetit. Disa ditë më parë, Popi kishte ditëlindjen dhe Arilena zgjodhi ta uronte në mënyrën më të bukur. Në profilin e saj të “Instagram”-it ajo publikoi një foto, ku shfaqen të dy nga shtrati dhe krahas saj shkruan dhe fjalët e veçanta, duke e quajtur personin e jetës.
“Në përjetësi dhe më gjerë! Gëzuar ditëlindjen lumturia ime e pafund! Popi Kola. Personi im i kësaj dhe çdo jete. Të dua sot dhe për një mijë paraardhës”, shkruante këngëtarja. Ndërkaq, miq të afërt të çiftit tregojnë se ata e kanë zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë e duke u dhënë fund kohëve kur prezantoheshin thjesht si bashkëpunëtorë në punë.
Por kush ia ka marrë Arës virgjërinë?
“Nëntori ma mori”, u përgjigj këngëtarja. Por si mund ta merrnin këtë deklaratë fansat, duke qenë se ajo prej kohësh postonte foto ku shfaqej në krahët e një djali bjond, pikërisht Popit.
Tanimë, Arilena në profilin e saj në “Instagram” shihet duke publikuar fotografi artistike, mes të cilave duket se ka edhe foto të nxehta topless. Le të shohim nëse ata kanë vendosur të martohen së shpejti, ashtu siç edhe po flitet në rrethin e artistëve.