Është rikthyer sërish këtë viti aplikacioni që “çmend” të gjithë. Është fjala për “FaceApp”, i cili bën të mundur ndryshimin e gjinisë përmes një fotografie.
Këtij tundimi për ta parë veten shumë ndryshe, nuk i kanë shpëtuar as çifti i njohur, Monica Ercoli dhe Lorik Cana.
Ka qenë Monica ajo që ka publikuar në “Instastory” dy foto ku tregon se i pëlqen ndryshimi i saj në mashkull, si dhe i Lorikut në femër.
Advertisement
‘S’dukem keq! Monico”, shkruan ajo për veten. Por shndërrimi i ish-kapitenit të Kombëtares është akoma më argëtues me flokët e gjatë dhe makijazh, të cilin Monica e quan: “Lorika”.