Momentet pikante dhe me plot humor të Albano Bogdos në “Ferma VIP” do mbahen mend gjatë në memorien e shqiptarëve.

Pas shumë batutash dhe histori të veçanta, Albano ka lënë një tjetër moment epik.

Teksa mendoi se vëllai i kishte sjellë rroba, aktori u përball me një të papritur. Ai kishte marrë rrobat e Renisit dhe këtë gjë e kuptoi vetëm kur këngëtari i tha se i kishte lënë mënjanë për t’i kthyer mbrapsht.

Kjo gjë, shkaktoi mjaft të qeshura tek Mariana, Floriani dhe Xhesika që ndodheshin në ambientin e gatimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më thanë të kanë sjellë rroba më në fund, të ka sjellë vëllai rroba. Pash një thes të madh dhe thash me vete sa e ke ekzagjeruar, se një jelek i kërkova. Marr thesin bëj xhiro dhe u gëzova se thashë më ka sjellë Kevi rroba dhe i them Glorias dhe Nikos, më mbaj një mëndje çfarë të mbaj që të vesh. Filluam i hapëm dhe që tek bluza e parë thash sa të vogël ma ka blerë budallai. Hap të tjerat dhe vjen Renisi, “hej pse i hap se janë rrobat që kam kthyer unë, pse i bën xhiro thesit kot, unë i çoj andej ti mi sjell këtu”. E mora thesin dhe e çova prap andej”, tha Albani./vizionplus.tv