Teksa të gjithë fermerët kanë rënë për të fjetur, Baby G dhe Albano kanë qëndruar zgjuar në orët e vona ku dhe kanë diskutuar.
Albano e ka marrë në intervistë këngëtaren, ku ajo ka zbuluar disa detaje nga jeta personale.
Këngëtarja ka rrëfyer se ka jetuar për 25 vite në Angli dhe ka mësuar gjuhën shqipe para 5 viteve.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Kam jetuar në Angli për 25 vite, para 5 viteve nuk kam kuptuar asnjë fjalë dhe tani e kuptoj që është shumë keq. Unë jam rritur më Angli, s’ka pasur shumë shqiptarë atje ku kam jetuar unë. Mami dhe babi janë shqiptarë, ama që fëmijë na kanë mësuar të flasim anglisht sepse ata kanë menduar se është më mirë për shkollën në Angli.
Albano: Unë kam një shfaqje ku ftoj të famshëm dhe i intervistoj. Të të bëj një intervistë?
Baby G: Në rregull.
Albano: Mirë se vjen në Albano Show, është një kënaqësi të të kem në studio.
Baby G: Faleminderit për ftesën, jam e lumtur që jam këtu.
Albano: Gordana?
Baby G: Po.
Albano: Të gjithë të njohin si Baby G, por emrin e ke Gordana?
Baby G: Po.
Albano: Kush ta ka vendosur emrin?
Baby G: Emrin ma ka vendosur gjyshi im që e dua shumë dhe më mungon shumë. Do të qaj, jam shumë emocionale sot.
Albano: Ta shpjegova nga e ka prejardhjen emri yt dhe e komplimentova gjyshin që ka shfletuar edhe e di ekzistencen e atij qyteti të famshëm që është zhdukur që ka ekzistuar para 2500-3000 viteve. /vizionplus.tv