Kush nuk ka nevojë të shkëputet nga realiteti, e për më tepër një dielën mbrëma? Mos e mendoni të pamundur, pasi Albano Bogdo ka menduar për këtë dhe mbrëmjen e djeshme ka nisur “2984”.
Jeta virtuale e Albanos, e ndërtuar e gjitha nga aktori padyshim do jetë një shfaqje e paparashikuar.
E ftuara e parë në “2984”, në stacionin e të ardhurve në satelitin e Bogdos, ishte gazetarja Sonila Meço. E ardhura duket se e nisi me këmbën e mbarë duke mirëpritur batutat dhe pyetjet pikante në jetën virtuale të Albano Bogdos.
I shoqëruar nga dy moteratorë të tjerë në zë që shtojnë dozën e satirës në emision, e ardhmja do jetë tashmë e prekshme për ju, çdo të diel në orën 21:00 në Vizion Plus.
Advertisement