Vetëm pak ditë më parë këngëtarja simpatike Çiljeta Xhilaga, njoftoi me anë të një postimi në  Instagram se kishte humbur babanë pas një beteje të gjatë me Koronavirusin. Ajo zgjodhi fjalët më të ëmbla dhe të ndjera për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për gjithçka që kishte bërë për të, duke sjellë për herë të parë për ndjekësit jo vetëm disa imazhe të të atit, por edhe të fëmijërisë e adoleshencës së saj.

Sot ajo feston 36-vjetorin e lindjes, e sigurisht që në tavolinën festive do të ndjejë mungesën e tij, por është me fat pasi ka shumë njerëz që e duan. Një prej tyre është sigurisht i dashuri i saj i zemrës portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i cili e ka surprizuar me një dhuratë tejet të veçantë, një yll që mban emrin e saj./ Living

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";