Irini Qirjako ka folur për një moment gjatë një koncerti në Francë, kur u dha alarmi për bombë, por ajo dhe artistë të tjerë shqiptarë nuk dolën nga salla.

Në studion e “Quo Vadis” ajo i tregoi moderators Pranvera Borakaj se kur u mbajt koncerti, publiku u ngrit në këmbë

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë një moment në Francë kur ishte dhënë alarmi që mund të kishte një bombë dhe ju keni vazhduar të interpretoni dhe jeni pritur në mënyrë fantastike nga publiku.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irini Qrijako: Erdhën francezët për të na nxjerrë jashtë, ne nuk dilnim, ne ishim të vendosur. Mbaj mend ishte Besim Zekthi dhe bashkë me gruan e tij Sadijen që ishte në kor dhe ne i thamë Sadijes dil ti të paktën, edhe po vdiqëm ne të tjerët. E kupton, të vetëvriteshim.

Pranvera Borakaj: Nuk kishit frikë?

Irini Qirjako: Fare! Nuk e ke idenë. Pastaj erdhi ambasada jonë dhe na nxorri përjashta, pastaj u verifikua, ajo ishte një gënjeshtër. Ishte vendosur nga shqiptarët që ishin të arratisur, ishte përhapur ky lajm. Kur u bë koncerti atje është ngritur publiku në këmbë, me ovacione, nuk pushonin.

Pranvera Borakaj: Ka pasur momente të tjera gjatë koncerteve që mund të ketë pasur ndonjë skenë, ndonjë situatë që je ndjerë në vështirësi?

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Irini Qirjako: Po, ka pasur shumë koncerte që jam ndjerë në vështirësi. /vizionplus.tv