Aktorja londineze, Abbie  Bela ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj. Ajo pretendon se ka rënë në dashuri me një alien, që e mori në mjetin e tij fluturues. Ajo filloi të shihte në ëndrra një “dritë të bardhë”, ndërsa shtoi se më 31 maj dëgjoi një zë në ëndrrën e saj.

 

“Të nesërmen në mbrëmje, u ula pranë dritares sime të hapur”, thotë aktorja britanike, e cila tregoi se kur filloi të flinte rreth orës 12:15 të mëngjesit, pa një disk fluturues. Mirëpo, para se Bela të vetëdijësohej, ajo nuk ishte më në dhomën e saj të gjumit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pashë një rreze të gjelbër të ndritshme, e cila më transportoi në diskun futures. Unë jam një nga ata njerëz që gjithë jetën time kam pasur takime të çuditshme”, shpjegoi ajo në kanalin e saj në YouTube, duke shtuar se e gjeti veten e saj brenda një disku fluturues, brenda të cilës tha se kishte 5 alienë.

 

“Unë nuk mund t’i shihja qartë, dhe ata më thanë përmes telepatisë, se nuk jam gati që t’i shoh në formën e tyre të vërtetë. Por nga sa mund të shihja, kishin një nuancë të lehtë jeshile, dhe sy të mëdhenj të zinj me tipare njerëzore, si për shembull vetullat. Njëri prej tyre u dashurua me mua. Unë nuk e mësova emrin e tij, por ndjeva saktësisht të njëjtën gjë”, tregoi aktorja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";