Aktorja japoneze Yuko Takeuchi është gjendur e pajetë në banesën e saj në Tokio.
40-vjeçarja, fituese e shumë çmimeve, u gjet nga bashkëshorti i saj, aktori Taiki Nakabayashi.
Sipas mediave vendase, dyshohet se aktorja, nënë e dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës. Ndërkohë, policia ka nisur një hetim për të sqaruar kushtet.
Takeuchi ishte një aktore e njohur në Japoni, ndërsa ka luajtur në shumë filma dhe seriale televizive gjatë karrierës së saj.
Advertisement
Ajo fitoi gjithashtu çmimin për aktoren më të mirë në një kategori të roleve kryesore tre vjet me radhë, mes viteve 2004 dhe 2007, në Çmimet e Akademisë Japoneze.
The post Aktorja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet e policisë appeared first on Vizion Plus.
Advertisement