Aktorja e famshme, Salma Hayek, nuk e ka patur problem që të ndajë me 15 milionë ndjekësit në “Instagram” disa foto ku zbulon flokët e thinjur.
53-vjeçarja publikoi të martën dy fotografi, ku në njërën tregonte thinjat e në tjetrën flokët pasi i kishte lyer.
Në pozën e parë i dalloheshin disa thinja në flokët e saj të errët, e më pas ajo ka vendosur që t’i bëjë me një ngjyrë më të hapur.
Advertisement
Për të treguar pamjen e saj të re, Salma kishte bërë edhe një make-up të thjeshtë që dukej mjaft bukur dhe elegante.