Aktorja dhe ylli i “SNL”, Scarlett Johansson dhe Colin Jost janë zyrtarisht të martuar. Ata zhvilluan një ceremoni private me familjet e tyre dhe shoqërinë e ngushtë, duke respektuar masat paraprake të sigurisë COVID-19.
Kujtojmë se çifti u fejua në muajin maj të vitit 2019 pas dy vitesh lidhje.
Kjo nuk është martesa e parë për Johansson. Ajo është martuar më herët me aktorin Ryan Reynolds dhe më pas me biznesmenin francez Romain Dauriac.
Advertisement